Shefja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Catherinë Ashton, gjatë vizitës së saj në Beograd, menjëherë pas formimit të qeverisë së re, tha se ekziston një gatishmëri nga Kosova dhe Serbia për të vazhduar procesin e bisedimeve.

Ajo takoi presidentin serb, Tomisllav Nikoliç dhe kryeminisrtrin e ri, Aleksandar Vuçiç. “Është e mrekullueshmë ta shohësh Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe përkushtimin e të gjithëve këtu”, deklaroi Ashton.

“Do ta vazhdojmë dialogun me Prishtinën dhe shumë gjëra janë ende para nesh, por edhe shumë i takojnë të shkuarës. Shpresoj që të kuptojmë realitetin edhe ne edhe shqiptarët dhe të sillemi në përpputhje me të”, tha nga ana e tij Vuçiç.

Ndërsa presidenti serb Nikoliç tha se, Serbia është e gatshme të bisedojë edhe për realitetin e ri, por edhe për Forcat e Armatosura, pasi sipas tij, serbët duhet të kenë pjesëmarrje reciproke sikurse edhe me policinë.

Vuçiç ndërkaq shtoi se do të kujdeset për bisedimet personalisht, së bashku me tashmë ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç.

Top Channel