Gigi Hadid fotografohet me Bradley Cooper dhe vajzën e tij në New York
Gjithë veshjet e prezantueses Arbana Osmani, të perdorura prej saj gjatë
këtij edicioni të ‘Big Brother’ do të nxirren ne shitje dhe paratë e
fituara prej tyre do të shkojne për bamirësi, në ndihme të fëmijëve në
nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të saj në Instagram, Lori Hoxha, e cila është edhe përzgjedhësja e veshjeve të Arbanës në këtë edicion.
“Të dashur miq! Meqënëse kërkesat për të blerë disa nga fustanet e “Big Brother” kanë qenë të shumta (disa janë shitur!!) kam vendosur të bëj që tani diçka që kishim menduar si projekt pak më vonë. Të gjitha veshjet janë në shitje dhe te ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët në nveojë”, shkruan Lori Hoxha në Instagram.
Fotot e veshjeve, të interesuarit mund t’i gjejnë në faqën e instagramit @big_closet në ditët në vazhdim, ndërsa për porosi dhe informacione të mëtejshme mund të dërgohen mesazhe në adresën e e-mailit [email protected]
Top Channel