Pesë skenarët për fatin e Ukrainës

26/04/2014 00:00

Si do të përfundojë kriza e Ukrainës, me paqe apo me luftë? Pesë janë
për ekspertët skenarët e mundshme të rrjedhës që do të marrin ngjarjet
në rajonet e trazuara lindore të vendit.

Qeverise se re ne Kiev po i shterojne alternativat e rivendosjes se  kontrollit ne keto zona dhe ruajtjes se integritetit territorial. godinat qeveritare dhe rajonet e policise jane ne duart e separatistesve; pergjigja e kievit ndaj kesaj mesymjeje ka qene e paqendrueshme dhe shume hezituese. Cfare mund te ndodhe me tej?

1. Hipoteza e pare eshte ajo e shembjes se paqes

Marreveshja e Gjeneves ofroi ate qe Barak Obama do ta cilesonte “nje grimce shprese”. John Kerry megjithate, diplomati i tij me i larte, u tregua i kujdesshem ne pohime pas negociatave: “Askush nga ne nuk doli nga kjo salle me bindjen e plote se kryem pune, duke qene se gjithshka eshte vetem ne leter”.

Detyra e implementimit te pakti iu ngarkua OSBE-se qe ka derguar 100 vezhgues ne rajon. Por ata nuk zoterojne fuqi zbatuese dhe per me teper, kane veshtiresi te hyjne ne zonat e kontrolluara nga pro-ruset. Pushtuesit nuk e konsiderojne veten si te jashteligjshem; mendojne se jane ne te drejten e tyre. Arseni Jancenjuk u ofroi rajoneve te rebeluara autonomi me te madhe, por Rusia kerkon me shume se kaq: ajo do garanci se ukraina nuk do t`i bashkohet NATO-s dhe pretendon zgjedhje te drejtperdrejta ne keto zona per legjislativin dhe ekzekutivin. Njeri prej shteteve me te centralizuara te botes, kerkon decentralizim te thelle ne deren ngjitur.

2.Qeveria ukrainase rimerr kontrollin e lindjes

Nga sa kemi pare javet e fundit, pak gjasa ka qe kjo te ndodhe. Grupet pro-ruse kane nen kontroll zyrat qeveritare nga Sloviansku ne veri e deri ne Mariupol, ne detin Azov. ne shumicen e rasteve, udhehiqen nga “persona me uniforma te gjelbra” dhe jane sot praktikisht ata qe kontrollojne rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut.
 
3. Lufte civile

Vladimir Putin e tha se Ukraina eshte ne prag te luftes civile, por ne fakt, nuk duket ashtu. Protestuesit pro-moskes jane me teper me dhjetera sesa me qindra dhe ka shume pak ndjenja pro-Kievit ne afishim. Nuk ka pasur as tubime masive te perkrahesve te Ukraines e as perleshje neper rruge. Duket qarte se jane te shumte ata qe preferojne te mos perzihen. Shumica e popullsise vazhdon jeten si normalisht, te shqetesuar me teper per gjendjen e ekonomise dhe zhvleresimin e hrivnes.

4. Nje pushtim i Rusise

Si putin, ashtu dhe ministri i tij i jashtem Sergei Lavrov e kane perseritur vazhdimisht se Rusia nuk ka ne plan te pushtoje apo aneksoje lindjen e Ukraines, edhe pse ne afersi te kufirit jane te dislokuara 40.000 trupa te Moskes. Interesat e Rusise per cdo rast jane te mbrojtur nga “njerezit me jeshile”, qe po ia shkulin kievit autoritetin mbi rajonet lindore. Por nese qeveria ukrainase perpiqet te rivendose kontrollin me force duke shtuar viktimat ne radhet e protestuesve pro-ruse, atehere Moska mund te ndryshoje qendrim, sepse vazhdimisht ka premtuar te nderhyje nese sulmohen bashkekombasit ruse ne Ukraine.

5. Vazhdimi i kesaj status quo-je te rremujshme

Per shume analiste, kjo eshte pikerisht ajo qe mund te ndodhe; nje vazhdimesi e ngercit mes grupeve pro-Kievit dhe atyre pro-Moskes ne lindje. Por vete separatistet nuk duket te kene aftesi qeverisese. Shume prej personave te maskuar ne Donjeck jane adoleshente, thote CNN. asnje lider politik nuk ka dale deri me tani ne skene si figura me te cilin qeveria e Kievit apo OSBE-ja mund te negocioje per situaten.
 

Top Channel