Katerina: Unë shtriga që nxorra të palarat

26/04/2014 00:00

Për pesë javë me radhë spikati si një karakter i fortë brenda  shtëpisë duke u vendosur e vetme përballë thuajse të gjithë banorëve të tjerë.

Por kjo nuk mjaftoi që Katerina të fitonte betejën me banorët e tjerë, duke qenë e eliminuara e kësaj jave e Big Brother-it. E ftuar në Fans Club, 20-vjecarja përkufizoi kështu aventurën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Jam futur në atë shtëpi pa patur asnjë strategji. Kam patur dëshirë që të futesha që në fillim, por nuk kam patur mundësi për shkak se kam patur mamanë sëmurë”, thotë ajo.

Sa u përket komenteve të para pas daljes:

“Janë të kënaqur nga unë dhe që realisht kam treguar veten që sic kam qenë aty brenda, ashtu jam edhe jashtë. Por ndoshta për një spektakël nuk është vlerësuar dhe aq. Sinqeriteti dhe drejtësia ndoshta nuk janë vlerësuar. Kam qenë realiste në shtëpinë e Big Brother”, përgjigjet Katerina.

Kati, sic e thërrsinin banorët e tjerë brenda shtëpisë që në ditët e para të aventurës së saj në Big Brother ka patur konflikte me banorët e tjerë. Një ndër ta, gjithashtu e eliminuar, ishte edhe Esida. Dy vajzat u përballën në studion e Fans Club:

Esida: Katerina ka dashur të më sfidojë mua aty brenda. Ka patur debate me të gjithë dhe debate me të gjithë kam patur edhe unë në shtëpi. Problem kam patur që në ditën e dytë me të. Kemi patur një diskutim krejt normal, kur papritur u shndërrua në një zënkë me tone të larta. Kur e ka pyetur Arbana të premten në spektakël se kë nuk duronte në shtëpi, ajo ka thënë emrin tim.

Dy vajzat kanë patur një debat të fortë, ku është përmendur edhe mosha e pjekuria.

Katerina: Njeriun e bën përvoja nuk e bën mosha. Nuk më ka pëlqyer tonaliteti i lartë i Esidës që duke ngritur zërin ndoshta ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes. Ka qenë ajo e para që është kapur me mua, që ka dashur të bisedojë me mua. Unë jam futur individ dhe nuk kam patur nevojë për aleanca aty brenda.

Duke përshkruar shkrutimisht aventurën në BB…

Katerina: Jam e kënaqur për pjesëmarrjen në BB, jam shumë e lumtur me këtë përvojë. Është një sfidë në radhë të parë me veten sepse përplasesh me karaktere të ndryshëm. Për mua ka qenë një kompliment thërritja shtrigë, shtrigë që nxorra të palarat e lojës, që nxorra të palarat e personave aty brenda.

Sa për marrëdhënien mes Xhulit dhe Arditit, mendimi i saj është:

Katerina: Nuk mund të flasim për dashuri mes Xhulit dhe Arditit. Xhuli ka më shumë simpati ndaj Arditit, por mes të dyve mund të flasim për një pëlqim të ndërsjelltë, jo për dashuri.

Banorja e pikëlluar më shumë nga largimi i Katerinës ishte Lori e cila nuk përmbajti lotët në dhomën e rrëfimit pas spektaklit të së premtes. Arditi tha se nuk e kuptonte daljen e saj, ndërsa banorët e tjerë e kritikuan për ironinë e saj të theksuar.

Katerina: Më vjen shumë mirë për mendimin e Arditit dhe më vjen keq për Lorin. Unë dhe Lori kemi qenë mike, jo rivale dhe sa i përket ironisë e kam këtë si karakter. Ironizoj shumë me veten, jam tallur me veten dhe kam pranuar talljen e të tjerëve me mua.

Top Channel