Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e dënoi
ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, në
afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, në veri të territorit të Republikës
së Kosovës.

Sulmi me armë zjarri mbi misionin e EULEX-it në Kosovë është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik të saj.

Sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë.

Misioni i EULEX-it po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt. Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.

Top Channel