Hapet edicioni i 6-të i Prifest

26/04/2014 00:00

Pasditen e së premtes nisi edicioni i 6-të i festivalit ndërkombëtar të
filmit ‘PriFest’ në Prishtinë. Pavarësisht se këtë vit ‘PriFest’ mbahet 5
muaj më herët, drejtoresha e Festivalit, Vjosa Berisha, tha se janë
kryer të gjitha përgatitjet me kohë.

“Atë që është dashur të bëhet deri në këtë moment, sjelljen e filmave, përzgjedhjen e tyre e kemi realizuar. Miqtë të shumtë do të vijnë dhe kemi rregulluar edhe pjesën logjistike. Tani na mbetet të shohim se sa do të mbeten të kënaqur ata që do të vijnë këtu”, tha Berisha.

Regjisori i njohur Stephen Frears, nderoi ‘PriFest’ me prezencën e tij, duke bërë kështu edhe hapjen zyrtare të festivalit.

“Philomenia” ishte filmi i parë në këtë festival, i regjisorit Stephen Frears, film ky i nominuar për dy cmime Oscar.Në ceremoninë e hapjes ishin edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës e personalitete të fushave të ndryshme në vend.Për një javë sa zgjat festivali do të shfaqen mbi 60 filma, 5 prej tyre premiera botërore, në 7 programe, me disa juri vlerësuese dhe aktivitete të ndryshme kulturore. PriFest sjell edhe programin e veçantë mbi komunitetin LGBT. Këtë edicion fokusi do të jetë mbi kinematografinë indiane.PriFest mbahet nga 25 prill deri më 2 maj.

Top Channel