Will Ferrell si Justin Bieber
25/04/2014 00:00
Will Ferrell po xhiron filmin e tij më të ri ku duket se aktori i komedive do të interpretojë një burrë që i pëlqen të vishet si Justin Bieber.
46-vjeçari u pa në sheshxhirim me pantallona shumë të ulura që i tregonin të mbathurat e tij me kuadrate të kuqe dhe të zeza.
Skenat e filmit ‘Get Hard’ po xhirohen në Nju Orlins (SHBA) dhe në film Will Ferrell interpreton një bankier që futet në burg për krime që nuk i ka kryer. Për t’u përgatitur sa më mirë për atë që e pret, ai i kërkon këshilla një personi me ngjyrë të interpretuar nga Kevin Hart.
Skenari është shkruar nga Ian Roberts dhe Jay Martel. Regjisori i filmit është Joel Coen.
Filmi ‘Get Hard’ pritet të shfaqet në kinema në mars të vitit 2015.
Top Channel