
Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes janë detyruar të reagojnë
pas publikimit në media të një shkrese zyrtare, ku Shërbimi sekret
informon Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për dyshime të arsyeshme
se aeroporti ushtarak i Gjadrit, po përdorej për trafik droge.
Në reagim, Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura thote se “Nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësitë e shprehura gjatë javëve të fundit në publik”.
Deklarata thekson se “Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara të Aleancës që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqiperisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur avionë renegatë në hapësirën tonë në datën dhe kohën e cituar në media”.
Data e cituar nga media, sipas shkreses se Sherbimit Sekret, eshte 19 marsi i ketij viti, kur ne Gjader eshte ulur nje avion i bardhe turistik, qe ka bashkevepruar e nje furgon te bardhe me targa Vlore, duke bere Sherbimin Sekret te dyshoje per trafik droge. Deklarata e Shtabit te Pergjithshem thote se
“Forcat e Armatosura nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e debatit politik dhe se qëndrimi i Forcave të Armatosura mbështet në verifikimet e kryera nga institucione të specializuara vendase dhe të huaja. Duke iu bindur ligjit dhe vetëm ligjit, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të Prokurorisë dhe Kuvendit të gjitha provat që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi”, perfundon deklarata e Shtabit te Pergjithshem.
Top Channel