Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Malit të Zi kanë nënshkruar Protokollin për bashkëpunim, në luftimin e trafikimit me njerëz.

Ky protokoll në mënyrë të veçantë, do të rregulloi çështjet të cilat kanë të bëjnë me identifikimin e viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale, të trafikimit me njerëz si dhe personave të shfrytëzuar për punë të detyruar, posaçërisht gjatë sezonit turistik.

Zoran Ulama, Koordinator nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore në Mal të Zi tha se nënshkrimi i këtij protokolli do të forcojë bashkëpunimin në mes dy shteteve sa i përket luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, gjë që është dhe në fokus.

Ai tha se është me rëndësi që një nënshkrim i tillë, do duhej të bëhet dhe me shtetet tjera të rajonit.Ndërsa Sasha Rashiq, koordinator nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, tha se trafikimi me qenie njerëzore, si dukuri është në tërërajonin , dhe është e nevojshme që të luftohet.

Ai tha se policitë e dy vendeve do të kenë bashkëpunim aktiv, e po ashtu edhe gjyqësori.Protokolli për bashkëpunim në luftimin e trafikimit me njerëz, do të ndihmoj dhe në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta si kundërpërgjigje ndaj trendeve aktuale të trafikimit me qenie njerëzore, duke përfshirë dhe bashkëpunimin ndërkufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Top Channel