Gigi Hadid fotografohet me Bradley Cooper dhe vajzën e tij në New York
Vdekja e personazheve kryesore ka qenë gjithmonë një nga momentet më
prekëse të një filmi. Gjynah që në kohët e fundit gjithnjë e më shumë
filma përdorin skema abuzive e të përsëritura për të treguar skenën
kulmore të një historie emocionuese.
Kështu të paktën pretendon “New York Times” në një artikull me titullin “Si Hollivudi ka vrarë vdekjen”. E përditshmja amerikane i referohet në artikullin e saj statistikave të mbledhura nga faqja Moviebodycounts.com dhe ka prezantuar listën e filmave ku numërohen më shumë të vdekur, disa prej tyre në mënyrë të dhunshme.
Në vend të parë renditet “Padroni i Unazave – Kthimi i Mbretit”, bazuar në episodin e tretë dhe të fundit të sagës së shkrimtarit John Ronald. Në filmin e xhiruar në vitin 2003 nga Peter Jackson, që fitoi plot 11 çmime Oscar, tregohet vdekja e plot 836 personazheve.
Lista vijon me:
“Mbretëria e Parajsës”, me 610 të vdekur;
“300” me 600 të vdekur;
“Troy” me 572;
“Samuraji i Fundit” me 572;
“Padroni i Unazave – Dy Kullat” me 468;
“Grindhouse” i Quentin Tarantino me 310;
“Hard Boiled” i John Woo me 307;
“Titanic” po me 307;
“Ne ishim ushtarë” me 305.
Top Channel