“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Qindra punonjës të Korporatës së privatizuar Energjetike të Kosovës kanë protestuar para zyrave qendrore të KEDS-it, duke kërkuar ngritjen e pagave.
Nëse deri javën e ardhshme pagat nuk rriten, protestuesit kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë. Për më shumë se një orë, protestuesit kanë mbajtur të bllokuar rrugën para KEDS-it, ku para tyre kanë folur përfaqësuesit e të gjitha distrikteve në Kosovë.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, Fehmi Pajaziti i ka bërë thirrje bordit menaxhmues të KEDS-it, por edhe komitetit ndërministror që e mbikëqyr këtë kompani të privatizuar, që të reflektojnë në kërkesat e punonjësve dhe t’i realizojnë ato.
Përveç ngritjes së pagave, protestuesit kanë kërkuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, pagesat e orëve të punuara jashtë orarit, si dhe përshkrimin e ri të vendeve të tyre të punës.
Kërkesat e punonjësve të KEDS-it për ngritjen e pagave kanë ardhur pas vendimit të qeverisë për ngritjen e pagave për gjithë sektorin publik, por jo edhe për ata të kompanive të privatizuara.
Top Channel