Sondazhi, Thaçi i preferuari i kosovarëve

22/04/2014 00:00

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është kandidati më i preferuar nga
kosovarët për kryeministër, tregon një sondazh i realizuar nga e gazeta
“Express”.

Pyetjes “Kush mendoni se duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, 9.304 lexues ose 56 për qind e votuesve në tërësi kanë zgjedhur pikërisht Thaçin.

Ndërsa në vend të dytë është kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me 2.392 vota ose 14 për qind të votuesve, i ndjekur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me 1970 vota ose 12 për qind të tyre.

Gazeta konsideron interesant faktin se, Isa Mustafa, kryetari i partisë më të madhe të opozitës, LDK, është renditur vetëm i katërti me 11 për qind të votave.

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, ka marrë ndërkohë 575 vota, ose 3 për qind të tyre. I fundit në sondazhin që ka zgjatur katër ditë renditet kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, po me 3% por me 510 vota.

Top Channel