Rusi, Navalny gjobitet për shpifje

22/04/2014 00:00

Një gjykatë në Moskë i ka vendosur një gjobë të majme liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, për shpifje ndaj një këshilltari të Bashkisë në Twitter. Alexei Lisovenko kishte ngritur padi ndaj tij, sepse në një mesazh në rrjetin social e kishte quajtur “i varur nga droga”.

Navalny mohon të ketë çuar një mesazh të tillë dhe ka apeluar çështjen, e cila kishte vendosur ta gjobiste atë me 300 mijë rubla, apo rreth 8400 dollarë.

Navalny është një personat më anti-korrupsion në rusi, si dhe lider i kritikuesve të presidentit Vladimir Putin. Ai gjendet aktualisht në arrest shtëpie, për një tjetër çështje gjyqësore.

Pikërisht në këtë status aktual të arrestit shtëpiak, i cili iu vendos 2 muaj më parë, atij i ndalohet të presë vizita apo të komunikojë nëpër rrjetet sociale. Llogaria e tij në Twitter menaxhohet nga ndihmësit e tij.

I injoruar fuqishëm nga media kryesore shtetërore e Rusisë, Navalny është mbështetur më së shumti në mediat sociale për të mobilizuar mbështetësit e tij dhe për të organizuar tubime.

Ai është duke kaluar momentalisht dënimin e pezulluar për akuzën e mashtrimit prej 16 milionë rublash ndaj një firme druri në vitin 2009. Ndërkohë që gjykata pritet të vendosë gjatë kësaj fundjave nëse arresti shtëpiak i Navalny-t do të shtyhet më tej, apo ai do të rikthehet në qeli.

Akuza ndaj tij për shpifje shërben si shkak që, dënimi i pezulluar i tij të konvertohet në periudhë për t’u kaluar në burg.

Vitin e kaluar, Navalny doli i dyti në zgjedhjet për kryetar Bashkie të Moskës, i mbështetur nga 1/3-ta e votuesve. Ai ka këmbëngulur gjithnjë se akuzat ndaj tij janë politikisht të motivuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB