Jemen, sulm masiv dhe i paprecedent me dronë

21/04/2014 00:00

Një operacion me objektiv al-Qaeda-n në gadishullin arabik është ndërmarrë së fundi në Abyan dhe Shabëa, në Jemen, ka bërë të ditur për CNN një zyrtar i lartë i qeverisë së Jemenit, i cili është informuar mbi sulmet.

Zyrtari tha se shkalla e sulmeve kundër AQAP është “masive dhe e paprecedent” dhe se të paktën 30 militantë janë vrarë deri më tani. Operacioni ka përfshirë edhe komandot e Jemenit, të cilët po shënjestrojnë tashmë “shënjestra të nivelit të lartë të AQAP”, tha zyrtari.

Një ditë më parë, sulme të dyshuara me dronë (avionë të telekomanduar) vunë në shënjestër luftëtarë të al-Qaeda-s në Jemen, për herë të dytë gjatë 2 ditëve të fundit, duke vrarë “mbi 10 vetë”, tha zyrtari i qeverisë.

Sulmet përpara se të gdhinte dinte u fokusuan mbi një kreshtë mali në provincën jugore të Abyan-it, tha më tej ai. Është e njëjta zonë, ku dhjetra frekuentues të al-Qaeda-s në gadishullin arabik janë mbledhur së fundi, për të takuar Nasir al-Wuhayshi, kreun e rrjetit terrorist në degën e Jemenit, por dhe të ashtuquajturin “princi trashëgimtar” i organizatës në rang global.

“Është ende herët për të thënë se sa militantë janë vrarë, por numri i tyrë është të paktën me dhjetra”, tha zyrtari. Shënjestrat përfshinin edhe “shtetas të huaj”, por qeveritari nuk dha detaje se të kujt kombësie ishin. Ashtu sikurse nuk janë dhënë detaje, nëse ndonjë nga krerët e terroristëve ka qenë mes të vdekurve apo të plagosurve.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Jemenit, SABA, tha se 3 sulme u fokusuan mbi kampet stërvitore të al-Qaeda-s në fshatin Wadi al Khila, rreth 450 km në jug të kryeqytetit Sanaa. Luftëtarët ishin duke “përgatitur nisjen e sulmeve kundër interesave jemenase dhe të huaja në zonë”, sipas deklaratës së Komitetit Suprem të Sigurisë së vendit.

Top Channel