“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, mijëra të zhdukur, rreth 20 mijë gra të përdhunuara, mbi 1 milion shqiptarë të shpëngulur nga shtëpitë e tyre. Ky është bilanci i makinerisë së hekurt të Milosheviçit mbi shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës së fundit.
Por, edhe sot, 15 vjet pas çlirimit, Kosova mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar. Një nga plagët më të rënda të kësaj lufte mbeten viktimat e gjalla të përdhunimit nga ushtria serbe. Sot, kujtimet e tyre janë më të gjalla se vet plagët e përdhunimit. Lufta për to nuk ka mbaruar. “Exclusive” sjell vetëm disa nga dëshmitë e rralla të grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës.
Dëshmitë e tyre nuk u përdorën sa duhet, as në proceset gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Jugosllavisë, madje edhe u asgjësuan nga misioni i UNMIK-ut!
Sot, më 20:05, krimi i padënuar që flet, pjesa e parë, në “Exclusive” në Top Channel.
Top Channel