Fushë Krujë, sërish tritol komisariatit

18/04/2014 00:00

Për të tretën herë brenda këtij viti, komisariati i Fushë-Krujës bëhet objekt i sulmeve me lëndë plasëse. Shpërthimi i radhës është regjistruar rreth orës 22:00 të së premtes. 

Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde
plasëse, e dyshuar tritol, brenda rrethimit të komisariatit. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të godinës dhe raportohet se ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Ndërkaq, grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur mbledhjen e provave dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie që ndodhen përreth Komisariatit.

Më 20 janar të këtij viti, rreth orës 19:00 dhe më 3 mars po në të njëjtën orë është sulmuar me tritol godina e komisariatit të policisë së Fushë Krujës, ku dhe në këto raste, fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, objekti i sulmit ka qenë dhe godina e Bashkisë së këtij qytetit. Në të gjitha rastet, ende nuk është identifikuar asnjë prej autorëve.

Top Channel