Misioni i Bashkimit Europain në Kosovë, EULEX ka regauar pas deklartatave të krerëve të komunave serbe në veri, lidhur me arrestimin e Radovan Radiç, i dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi dhe disa vepra të tjera penale.

“Misioni nuk pajtohet me qëndrimin e tyre se arrestimi i një të dyshuari me urdhër të prokurorit është rrëmbim. Sidomos kur i dyshuari ka qenë bashkëpunues, sa që janë dashur vetëm 3 policë për kryerjen e arrestimit të tij, duke mos pasur nevojë që t’ia vendosnin prangat fare”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Misioni sqaron se sundimin e ligjit, përveç zyrtareve të caktuar ligjërisht, askush tjetër nuk mund të pretendojë ta ketë. EULEX ka njoftuar se mirëpret çdo qasje konstruktive ndaj zbatimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës dhe për sigurinë e përditshme të popullatës.

“EULEX-i është i gatshëm që, bashkë me Policinë e Kosovës, të kontribuojnë për vendosjen e sigurisë në fushat të cilat kryetarët e komunave do t’i përcaktojnë si më themeloret në mënyrë legjitime”, përfundon njoftimi.

Top Channel