Racizmi “vret” arbitrin shqiptar

16/04/2014 00:00

34-vjeçari Shpëtim Hala, i cili arbitron ndeshje futbolli në kategoritë inferiore në Itali ka rënë preh e racizmit dhe kërcënimeve të shumta për shkak të kombësisë shqiptare që ka ai.

Hala dha dorëheqjen pas një ndeshjeje në dhjetorin e kaluar dhe komisioni arbitral në Itali, që nuk e ka mbështetur asnjëherë shqiptarin, e ka pranuar të martën këtë vendim.

“Dorëheqja ime ishte për faktin se shpesh po ndodhnin fyerje dhe sharje nacionaliste. Me sa duket të jesh shqiptar nuk pranohet lehtë nga qytetarët italianë”, tha Shpëtim Hala.

“Janë gjëra që fatkeqësisht në shoqërinë e sotme mund të ndodhin. Por ai u gjet në vështirësi me një bashkëpunëtorin tim dhe për pasojë unë nuk munda të ndërhyjë në mënyrë tjetër dhe për pasojë ai nuk donte të dëgjonte gjërat e tjera dhe la gjithçka”, tha Enrico Zago

Hala thotë se nuk është arbitri i vetëm që ka patur një problem të tillë, por është i pari që ka denoncuar këtë gjest antisportiv që po përhapet gjithnjë e më shumë në futbollin italian.  

“I ka ndodhur shumë arbitrave që janë me kombësi të huaj, por unë pata kurajën që të denoncoj një gjë të tillë dhe mesa duket kjo nuk u prit aq mirë nga drejtuesit e kolegjit arbitrar”, shtoi Hala

“Ne kemi arbitra që vijë nga Maroku, Shqipëria, Rumania, Maqedonia, Serbia, pra e thënë ndryshe jemi një grup multietnik dhe ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, mund të ketë pasur një sërë problemesh por kjo nuk ka ndodhur”, deklaroi Enrico Zago.

“Çështja Hala i ka tejkaluar fushat sportive dhe tashmë ka marrë përmasa të tjera, pasi ai vetë dhe familja e tij nuk ndihen të sigurt për shkak të kërcënimeve që vijnë në adresë të tyre”, tha

“Kam pasur kërcënime personalisht, por edhe shumë batuta kundrejt të afërmve dhe miqve të mi”, u shpreh Shpëtim Hala.

“Jo, asnjëherë nuk ka pasur kërcënime. Arbitrat arbitrojnë në çdo vend të Italisë dhe nuk ka pasur asnjë problem”, tha Zago.

Zoti Zago hesht për të mos dalë kundër institucionit që ai drejton. Gjatë gjithë kësaj historia, ajo që më vjen keq, është bërë një bujë e madhe, por nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada shqiptare në Itali.

Top Channel