Numërimi afganistan, Abdullah kryesues

13/04/2014 00:00

Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale në Afganistan tregojnë se ish-ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah, kryeson me një diferencë të vogël ndaj Ashraf Ghani. Me numërimin e rreth 500 mijë votave në 26 provinca, Abdullah ka marrë 41,9% të tyre, ndërsa Ghani vetëm 37,6%.

Rreth 7 milionë vota janë hedhur në kutitë e votimit në total, gjatë zgjedhjeve të 5 Prillit në 34 provinca të Afganistanit. Rezultatet e plota paraprake priten të jepen më 24 Prill, ndërkohë që zgjedhjet do t’i drejtohen balotazhit në muajin Maj, nëse asnjë prej kandidatëve nuk merr shumicën (50%+1) e votave.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor ka paralajmëruar se gara mund të ndryshojë lehtësisht, pasi numërimi ende nuk i është afruar gjysmës së votave. “Ndoshta sot njëri prej kandidatëve mund të duket i fortë, por nesër dikush tjetër mund t’ia marrë kryesimin”, tha shefi i Komisionit, Ahmad Yousuf Nouristani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB