Kili, zjarri vret 4 persona, shkrumbon 500 shtëpi

13/04/2014 00:00

Një zjarr i furishëm përfshiu një qytet kilian të dielën, duke lënë të paktën 4 viktima dhe shkatërruar mbi 500 shtëpi, thanë zyrtarët.

Të paktën 1 person është plagosur nga flakët, të cilat kanë përfshirë mbi 660 hektarë, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Emergjencave në Kili (ONEMI).

Erërat e forta ndihmuan në përhapjen e flakëve drejt qytetit të Valparaiso-s, në brigjet e Paqësorit, ndërkohë një pamje satelitore e marrë nga Google tregon se flakët kanë arritur deri në 2 milje afër qytetit fqinj të Vina del Mar.

Më shumë se 500 zjarrfikës nga 7 provinca dhe disa helikopterë janë munduar t’i shuajnë ato, por erërat i kanë vështirësuar përpjekjet e tyre për të krijuar pengesa për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

“Ky është një nga zjarret më të këqia në historinë e vendit”, tha shefi i Vina del Mar, Fernando Reseio, i cili ka pasur profesionin e zjarrfikësit prej 30 vjetësh.

Një pjesë e madhe e flakët i janë drejtuar edhe shtëpive në zonat urbane të gjendura rreth 50 milje nga kryeqyteti Santiago. Ndërkohë në vend ka plane për të evakuuar gjithashtu edhe të burgosurit në burgun e Valparaiso, si masë parandaluese e ndonjë arratisjeje, tha kryebashkiaku Jorge Castro.

Valparaiso është në një gjendje alarmi, tha zëdhënësi i ONEMI-t, Ricardo Toro.

Presidenti kilian Michelle Bachelet deklaroi gjendjen e emergjencës, që lejon ligjërisht forcat e armatosura të përfshihen në këtë situatë. U deshën rreth 6 orë, që zjarri të shkrumbonte thuajse të gjitha shtëpitë.

Ndërkohë që rrjetet informative raportojnë se zjarri rrezikon me mijëra shtëpi, nga të cilat njerëzit janë larguar tashmë. Autoritetet kanë evakuuar mbi 3000 rezidentë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB