Një grup i vetëquajtur “Zero Bandat- Hakmarrja” kanë marrë përsipër
shpërthimin e një granate në automjetin në pronësi të gardianit G.
Baradaki, të ndodhur në 8 prill në qytetin Egaleos.

“Ky sulm është një akt minimal kujtese për vrasjen e të burgosurit Ilia Kareli”, thuhet në deklaratën e grupit. Por ajo që ka vënë në lëvizje policinë greke për parandalimin e ndonjë sulmi tjetër të ngjashëm është ajo çka shkruhet më tej në mesazhin e shpërndarë nga “Zero Bandat- Hakmarrja”.

“Të gjithë gardianët që morën pjesë në torturimin dhe vrasjen në grup të Ilia Karelit, nga sot janë të shënjestruar. Edhe ata që nuk u arrestuan, janë në listën përfundimtare ‘të fshirjes’”, thuhet në deklaratën e grupit, ku kercenimet nuk mbarojne me kaq.

“Kudo që të fshihen, në çdo detyrë që të shkojnë, duhet të dinë se do t’i zbulojmë. Po ashtu edhe gardianët e burgosur, në çdo burg apo sektor sigurie që të shkojnë, do të takohen me fatin e tyre. Orët e tyre janë të numëruara”, vijon deklarata.

Top Channel