Orikum, aksion për pastrimin e bregdetit

12/04/2014 00:00

Nën sloganin “Për një Orikum të pastër”, bashkia e këtij qyteti ka mobilizuar punonjësit e saj së bashku me të gjithë operatorët turistikë për të pastruar vijën bregdetare.

I kthyer në traditë, aksioni për pastrimin e zonës bregdetare të Orikumit do të vijojë deri në fund të muajit maj. Periudhë në të cilën kryhet dhe çelja e sezonit turistik në këtë qytet.

Çdo vit Bashkia e Orikumit organizon aksione për pastrimin e plazheve nga mbeturina të ndryshme. Vihet re se në këtë zonë ka vetëm mbetje të ardhura nga deti dhe jo mbeturina urbane.

Top Channel