S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha
Ndodhitë e fundit në shtëpinë e Big Brother, debatet dhe eleminimet, kanë qenë në fokus të puntatës së kësaj të shtune në programin Fans Club, transmetuar në Top Channel.
E drejtuar nga prezantuesja Albana Osmani dhe shoqëruar nga sugjerimet e opinionistit Olti Curri, kjo puntatë ka sjellë mendimet e të larguarve nga gara për çmimin 100 milionë.
Duke folur për ngjarjet e fundit nga shtëpia më e përgjuar e Shqipërisë, opinionisti Curri bëri këtë koment: “Po thellohen ndasitë mes banorëve të rinj e të vjetër. Debatet bëhen për gjëra të kota dhe rëndësia e tyre pasqyrohet tek nominimet. Për mendimin tim, Mikela po evidentohet më shumë pasi ka pasur arsyetimet më të mira për vendimet”, u shpreh Curri.
Më pas ka qenë radha e një lidhjeje telefonike me Violetën, një prej banoreve të larguara, e cila u është përgjigjur pyetjeve të prezantueses Osmani.
Albana: Përshëndetje Violeta, si ke kaluar gjatë kësaj jave?
Violeta: Mirë. Aktualisht jam në Tiranë.
Albana: Mos je pranë të dashurit?
Violeta: Jo, por nuk dua të flas për këtë.
Albana: Si po shkojnë gjërat mes jush?
Violeta: Mirë, shumë mirë. Normale.
Albana: Po gjendja shëndetësore si shkon? (është me kancer)
Violeta: Unë jam mirë dhe besoj se do vazhdoj kështu.
Lidhjet telefonike nuk kanë mbaruar me kaq. E dyta ka qenë me ish-banoren tjetër, Daniela.
Albana: Përshëndetje, Daniela, si po ia kalon? Si ka vajtur sipas syrit tënd loja deri tani?
Daniela: Jam e zhgënjyer nga banorët, pasi prisja një lojë më të fortë dhe të nivelit më të lartë. Loja ka qenë vetëm për bukën dhe zënie xhelozie.
Albana: Kë shikon ti si personin që po dominon deri tani?
Daniela: Akoma nuk kam një opinion për secilin prej tyre, sepse ata ndryshojnë çdo ditë e çdo javë.
Albana: Daniela, kush mendon se është banori i ardhshëm që do largohet?
Daniela: Fationi. Mendoj se ai është më i rrezikuari nga banorët e tjerë.
Bisedat telefonike ia kanë lënë vendin intervistës direkte me Albën, e cila u është përgjigjur nga studioja pyetjeve mbi shoqen e saj, Xhulin, që aktualisht ndodhet brenda në shtëpi.
Albana: Jeni shoqe dhe banoni në të njëjtin pallat. Si është Xhuli brenda në BB?
Alba: Njësoj siç është edhe jashtë, e sinqertë dhe e dashur me të gjithë. Është vetëvetja. Nuk besoj se ajo po luan një lojë të parapërgatitur.
Albana: Ka pasur një debat të fortë mes vajzave në shtëpi dhe reagimi i Xhulit ka qenë pak ekstrem… Pse është kaq e ndjeshme?
Alba: Fakti që prindërit i janë divorcuar dhe ndoshta nga ato që ka kaluar, të ëmën e ka pikë të dobët, prandaj kur ia përmendën reagoi në atë mënyrë.
Albana: Olti, ti si e komenton reagimin e Xhulit?
Olti: Reagimi i Xhulit ishte lloj më vete. Mendoj se kjo sjellje e penalizon atë. Ajo shkoi të flinte në divan, njësoj si të ishte një fëmijë.
Albana: Alba, po raporti Xhuli-djali nga Shkodra ku do shkojë?
Alba: Nëse Xhuli pëlqen diçka tek Arditi, atëherë do të shkojë deri në fund.
Olti: Mendon se Xhuli ka gjetur edhe ndonjë shoqe aty?
Alba: Mendoj se është afruar me Nevilën.
Albana: Alba, faleminderit që ishte këtu sot.
Pas Albës i pranishëm në studio ka qenë Zhaku, i cili natën e së premtes u eleminua nga gara. Duke iu përgjigjur pyetjeve, Zhaku ka vënë në dukje se ndihet më mirë jashtë shtëpisë.
Albana: Zhaku mirëseerdhe, si ndihesh jashtë shtëpisë?
Zhaku: Shumë mirë.
Albana: Më mirë jashtë apo brenda?
Zhaku: Jashtë.
Albana: Si ka qenë kjo eksperiencë për ty?
Zhaku: E bukur, por pak e vështirë.
Albana: Ku konsistonte kjo vështirësi për ty?
Zhaku: Në përshtatjen me banorët e tjerë.
Albana: Në disa raste kë transmetuar një zë të trashë, nuk e kishe lojën në duar për ta menaxhuar?
Zhaku: Nuk e di, por nëse nuk do përdorja tonin nuk do kisha mundësi të shprehja mendimin tim.
Albana: Arrite minimalisht ta komunikojë atë që doje?
Ndërhyn Olti: Pse të ranë bateritë që shpejtë, zgjate shumë pak?
Zhaku: Ishte thjesht pozita e komunikimit, nuk isha mësuar me këtë lloj.
Olti: Kam përshtypjen se Zhaku u penalizua ngaqë vendosi të mos fliste shumë për veten e tij dhe mbajti një pozicion të ngjashëm me Meridianin. Kishit atë strategjinë për të qenë të qetë dhe në disa raste për të ngritur zërin. Nuk e sheh edhe ti me këtë këndvështrim?
Zhaku: Do vinte një moment që edhe me Meridianin do të kisha mosmarrëveshje.
Albana: Si ishte të jetojë brenda shtëpisë?
Zhaku: Për mua është më mirë jashtë.
Olti: Do ishte më mirë po të kishe hyrë beqar?
Zhaku: Ndoshta po.
Olti: Pse nuk e tregove jetën tënde? Ndoshta mendoje se nuk ia vlente barra qeranë?
Zhaku: Po. Mendoj se ata nuk do të më kuptonin.
Albana: Ke luftuar shumë për të qenë në BB, tani që je jashtë sa do të vlejë kjo eksperiencë?
Zhaku: Do të vlejë shumë.
Albana: Mendon se mund të kishe bërë më shumë?
Zhaku: Po, kjo do të ishte java kur do të filloja.
Albana: Zhaku, faleminderit që ishte sot me ne. Të uroj gjithë të mirat.
Top Channel