Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez
Cikloni “Ita”, me erëra deri në 230 kilometra në orë pritet që të godasë në mëngjesin e së shtunës qytetin e Queensland në Australi. Banorët qëndruan të trembur përgjatë natës, pas paralajmërimeve për shtrëngata të mëdha, stuhi dhe përmbytje.
Stuhia do të zbarkojë në Queensland më i dobët nga parashikimet, bënë të ditura autoritetet përkatëse vendase. “Ita” ishte klasifikuar si një ciklon e kategorisë së 5-të, por u reduktua në të kategorisë së dytë. Kjo do të jetë stuhia më e fortë që nga cikloni “Yasi”, i cili goditi zonën në vitin 2011.
Ende pa mbërritur cikloni raportohet për dëme të vogla si pasojë e erës, por pa incidente të mëdha.
Cikloni “Ita” goditi ishujt Salomon javën e kaluar, me shi të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që lanë të paktën 21 persona të vdekur dhe disa të zhdukur.
Top Channel