Miley Cyrus, gjysmë-nudo në Instagram
11/04/2014 00:00
Duket se Miley Cyrus e ka kaluar gripin që e pengoi të zhvillonte një koncert të turit të saj gjatë kësaj jave pasi në foton e fundit të postuar në Instagram këngëtarja e re nuk kishte veshur asgjë.
21-vjeçarja anuloi një koncert në Charlotte vetëm gjysmë ore para fillimit të tij duke mërzitur shumë fansat që kishin blerë biletat, por tashmë ajo duket e shëruar plotësisht pasi të gjithë e dimë që një person me grip nuk pozon nudo.
Cyrus postoi një foto gjatë rregullimit të flokëve ku ajo shihet e ulur në karrike me vetëm një peshqir të mbështjellë në mes dhe me gjoksin të mbuluar vetëm me një vendosje strategjike të krahut të majtë.
Top Channel