Gorbacovi nën akuzë: Prishi BS

11/04/2014 00:00

Pesë deputetë rusë, dy prej të cilëve nga partia e Vladimir Putinit, të
motivuar nga zhvillimet e fundit në Ukrainë- kërkojnë ndjekje penale për
ish-presidentin Mikail Gorbacov, për shembjen e Bashkimit Sovjetik.

Ukraina ishte nje prej 14 vendeve që fituan pavarësinë nga Rusia kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991. Gorbacovi ishte arkitekti i politikave të njohura si “Perestroika” dhe “Glasnost”, që reformuan sistemin komunist në vitet perpara shembjes së tij.

Deputetet që kërkuan ndjekje penale të Gorbacovit argumentojnë se “ai sfidoi dëshirat e popullit, duke lejuar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik”. Sipas tyre, “qytetarët rusë votuan në një referendum për të ruajtur unionin”.

“Ne kërkojmë ndjekje penale për Mihail Gorbacov dhe te gjitha ata që ndihmuan në shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik për tradhëti ndaj interesave kombëtare”, tha Ivan Nikitcuk, ligjvenes i Partise Komuniste. Sipas tij “kolapsi solli konflikte në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe Ukrainën.Gorbacov e cilesoi kërkesën “tërësisht të paarsyeshme nga pikëpamja historike”.

Zyra e Prokurorit te Pergjithshem nuk pranoi të bënte komente për këtë cështje. Përpjekjet e mëparshme të Partisë Komuniste per ndjekjen penale te Gorbacovit kane rezultuar të pasuksesshme.

Top Channel