Vajza e aktorit Sean Penn pozon nudo

10/04/2014 00:00

Vajza e aktorit të famshëm Sean Penn ka pozuar nudo në një set fotografik për revistën ‘Treats’. Dylan Penn shihet në kopertinë krejtësisht e zhveshur duke mbuluar pjesët intime me duar dhe me një çantë Fendi.

“Ishte shumë e çuditshme. Jam e nderuar që jam në kopertinën e një reviste të tillë dhe me siguri kjo eksperiencë do të jetë e paharrueshme për mua”, tha 22-vjeçarja.

Dylan Penn duket se do të ndjekë hapat e babait të saj pasi shumë shpejt do e shohim në rolin e saj të parë të rëndësishëm. Ajo ka interpretuar në filmin thriller ‘Condemned’.

“Gjithmonë i kam refuzuar ofertat për filma, por më në fund vendosa ta nis karrierën e aktores. Pasioni im i vërtetë është të shkruarit dhe unë vazhdoj të shkruaj”, tha Dylan Penn.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel