Tjetër fëmijë për Leo Messin

10/04/2014 00:00

Eliminimi i Barcelonës ditën e mërkurë ndaj Atletico Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve nuk e ka trazuar lumturinë në familjen e argjentinasit Leo Messi.

Partnerja e sulmuesit të katalanasve, Antonella Roccuzzo, ka lajmëruar në Twitter se çifti po pret fëmijën e dytë.

Në këtë mënyrë, Thiago, i cili lindi në 2 nëntor 2012, do të bëhet me vëlla ose motër në muajt e ardhshëm.

Top Channel