Një 14-vjeçare, e detyruar të martohej, ka vrarë bashkëshortin, rreth 2 herë më i madh në moshë se vajza.
Ngjarja ka ndodhur në Kano të Nigerisë dhe është bërë e ditur nga policia vendase. Ndërkohë, martesa ishte zhvilluar një javë më parë.
Wasilu Umeri ka pranuar vrasjen e bashkëshortit të saj, duke i hedhur ilaç miu në ushqim. Raportohet se edhe 3 persona të tjerë kanë humbur jetën dhe 10 janë dërguar në spital, pasi kanë ngrënë të njëjtin ushqim.
Martesat e fëmijëve janë të zakonshme në Nigeri, kryesisht në veri të vendit dhe më shpesh ndodhin te myslimanët.
Prej kohësh policia në Nigeri po përpiqet për të ndaluar prindërit, të cilët detyrojnë fëmijët e tyre të martohen në moshë të vogël. 14-vjeçarja mund të gjykohet në një gjykatë të miturish.
Top Channel