NATO në sfida të reja

10/04/2014 00:00

Sulmi i papritur ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe aneksimi i Krimesë ishte një mesim për aleancën me 28 vende anëtare.

Charles Kupchan, ekspert për NATO-n në Universitetin Georgetoën ne SHBA thotë se “prej prej Luftës së Ftohtë, aleanca perendimore është përpjekur ta ripërcaktojë misionin e saj”.

“Muaj më parë- tha ai- flitej për një krizë ekzistenciale për aleancën në mungesë të misionit në Afganistan, ku shumica e trupave të NATO-s parashikohet të largohen në fund të 2014. Pyetja ishte po tani? Kupcan e cilëson një ringjallje e misionit tradicional të mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Një sulm ndaj një vendi anëtar do të thote sulm ndaj të gjithëve. Këtë e ripohoi edhe sekretari i Përgjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen,i cili tha se “ne do te frenojme dhe do te mbrohemi perballë çdo kërcënimi”.

Polonia dhe Rumania –vendet anetare te NATO-s- jane ne kufi me Ukrainen ne perendim. Rusia ka mijera trupa në kufirin me Ukrainen dhe disa prej eksperteve perendimore thone se nje sulm i papritur ne lindje eshte i mundshem. Sipas Carls Kupcan, “NATO- ne nje rast te tille- do të reagonte edhe më shumë për të mbrojtur anëtaret, por nuk behet fjalë për një luftë të mirëfilltë.

“Mundësia e një përleshjeje mes forcave të NATO-s dhe Rusisë për Ukrainën është jashtë cdo diskutimi- thote ai. Kjo ndodh sepse është bërë një vlerësim i situatës në këtë anë të Atlantikut, por edhe në Evropë, se ajo që ka ndodhur dhe mund të ndodhë në Ukrainën lindore nuk është çështje lufte, pra luftë mes demokracive të perëndimit dhe Rusisë.” ekspert për NATO-n në Universitetin Georgetoën Carls Kupcan argumenton se “nese putini hyn në Ukrainën lindore, ai do të hapte Kutine e Pandores. Rrezikon lufte civile ne territorin e tij dhe t’i fuse trupat ne diçka qe mund te kthehet ne nje situate e ngjashme me ate te Afganistanit”.

Si rrjedhojë e ndërhyrjes ushtarake ruse në Krime, NATO-ja ka pezulluar bashkëpunimin civil dhe ushtarak me Moskën. Zyrtarët e NATO-s thonë se do të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Moskën si pasojë e veprimeve të Rusise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB