Kuba akuzon SHBA-të për “Spamming”

10/04/2014 00:00

Zyrtarë kubanezë kanë akuzuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara për komplote të çuditshme përgjatë viteve, si për shembull përpjekja për të vrarë Fidel Castro-n përmes cigareve-bombë. Të mërkurën, ata thanë se Uashingtoni po përdor tashmë një armë të re kundër vendit ishullor: Spam-in.

“Po na mbingarkojnë rrjetet, gjë që krijon shërbime të këqija dhe prek klientët tanë”, tha Daniel Ramos Fernandez, shefi i operacioneve të sigurisë në kompaninë shtetërore të Telekomunikacionit, ETECSA.

Një një konferencë për shtyp gjatë së mërkurës, zyrtarët kubanezë thanë se platformat e dërgimit të mesazheve të drejtuara nga qeveria amerikane kërcënojnë të përmbytin sistemin difektoz të komunikimit në Kuba, si dhe shkelin konventat ndërkombëtare kundër mesazheve “junk” (thjesht publicitare).

“Spam”-i (dërgimi i të njëjtit mesazh reklamues kundrejt shumë personave pa bërë përzgjedhje), që pretendojnë zyrtarët kubanezë, vjen në formën e një breshërie mesazhesh të padëshiruara, disa prej të cilave të natyrës politike.

Ramos tha se gjatë koncertit të 2009-s në Havana, të performuar nga pop-stari kolumbian Juanes, një program i qeverisë amerikane bllokoi rrjetet telefonike kubaneze, pas rreth 300 mijë mesazheve të shkruara brenda 5 orësh.

“Ishte një platformë e krijuar për të sulmuar rrjetet kubaneze”, tha Ramos. Siç u raportua fillimisht nga “Associated Press”, javën e kaluar, Agjencia amerikane për Zhvillimet Ndërkombëtare krijoi një program “Cuban Tëitter” me bazë telefonat celularë, të njohur si ZunZuneo.

Ai lejonte zyrtarët e qeverisë amerikane të dërgonin mesazhe shpërthyese ndaj kubanezëve, si dhe vet popullin kubanez në ishull të nisnin mesazhe ndaj njëri-tjetrit pa e vrarë mendjen për ndalimet apo pengesat e qeverisë kubaneze mbi komunikimin.

Bazuar mbi ligjin kubanez, të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të Internetit në ishull janë të kontrolluara nga entitete shtetërore.

Zyrtarët e USAID parashikuan se programi ishte përdorur për të organizuar “turma të zgjuara” që mund të sfidonin kontrollin e pushtetit nga qeveria aktuale kubaneze, sipas dokumenteve të siguruara prej AP.

Top Channel