S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha
Filmi artistik i metrazhit të gjatë, “Heroi”, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut, është përzgjedhur si pjesëmarrës në “Montreal World Film Festival”, festival ky i kategorisë A.
Për kinematografinë kosovare, “Heroi” do të jetë filmi i parë me metrazh të gjatë që merr pjesë në një festival të kategorisë së tillë.
Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës tha për Top Channel, se përveç se ka mbështetur realizimin e këtij projekti filmik, QKK do të mbështesë edhe përfaqësimin e filmit në “Montreal World Film Festival”.
“Heroi” është një film ku trajtohet jeta e një ushtari pas përfundimit të luftës, sfida të mëdha dhe zhgënjimi i tij. Ky film u shfaq premierë në Prishtinë në shkurt të këtij viti.
Në rolet kryesore të “Heroi” luajnë: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Çun Lajçi, Salahudin Bilali, Enver Petrovci, etj.
Top Channel