Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai i FSK-së, Agim Çeku zhvilluan të enjten një vizitë të përbashkët në selinë politike të NATO-s, në kuadër të konsultimeve mbi procesin e rishikimit të sektorit të sigurisë.

Ministrat informuan përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Aleancës rreth zhvillimeve politike në Kosovë, me theks të veçantë mbin vendimin e qeverisë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Në vazhdën e diskutimeve, dy ministrat prezantuan edhe arritjet në procesin e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, si dhe aspiratat e Kosovës në avancimin e integrimeve euroatlantike.

Ministrat Hoxhaj dhe Çeku theksuan se Kosova është e përkushtuar të shërbejë si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontribuues i sigurisë rajonale.

Ata po ashtu u shprehën se gjashtë vjet pas pavarësisë, aspirata e Kosovës është e projektuar që ajo të jetë eksportuese e sigurisë dhe jo konsumuese e saj.

Top Channel