Bisedimet për krizën ukrainase

10/04/2014 00:00

Sekretari amerikan, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov
janë të një mendjeje për të zgjidhur paqësisht çështjen e sigurisë në
Ukrainën Lindore.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki tha se “dy diplomatët diskutuan- të mërkurën- për zgjidhjen permes dialogut dhe kundërshtuan përdorimin e forcës për të arritur objektivat politikë”.

Ata biseduan dy here ne telefon mes tyre për tensionet e ditëve të fundit në Ukrainë. Në biseden e pare, Lavrov tha se “bisedimet e javës së ardhshme duhet të përqendrohen te dialogu mes ukrainasve dhe jo në marrëdhëniet dypaleshe mes pjesëmarrësve”. Lavrov pritet të takojë Kerry-n, shefen e politikës së Jashtme te BE-se Catherine Ashton dhe ministrin e Jashtem Andrij Deshçitsia javën e ardhshme.

Diplomatja amerikane, Viktoria Nulënd tha të mërkurën se “pritshmerite per bisedime nuk janë të lartë, megjithese është e rëndësishme që porta e diplomacisë të mbahet e hapur. Kievi dhe aleatët akuzojnë Moskën për nxitje te protestave, si pretekst për të marrë territorin, akuzë që Moska e kundërshton me forcë.

Aktivistët pro-rusë vazhdojnë të mbajnë të pushtuar ndërtesat shteterore në Karkiv, Donjeck dhe Luhansk si dhe kërkojnë autonomi më të gjerë. Qeveria e Kievit i ka paralajmeruar te hyjne ne dialog për ta zgjidhur krizën ose përndryshe do të përballen me forcë. Ministri i Brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov that ë mërkuren se “në tre rajonet po zhvillohet një operacion anti-terrorist, i cili parashikohet të përfundojë brenda 48 orëve”. Moska paralajmëroi Ukrainën se përdorimi i forcës për t’i dhënë fund protestave mund të sjelle luftë civile.

Top Channel