Të paktën 30 persona janë vrarë dhe mbi 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve sektare në Afrikën Qendrore.
Zyrtarët vendas bëjnë të ditur se shumica e viktimave janë civilë dhe kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri.
Një grup personash, kryesisht të krishterë, kanë sulmuar zonat e mbajtura nën kontroll nga myslimanët.
Dhuna shpërtheu në fillim të Dhjetorit si pasojë e rritjes së pakënaqësisë ndaj qeverisë së udhëhequr nga myslimanët.
Rebelët myslimanë morën pushtetin në muajin Mars të vitit 2013, duke përmbysur presidentin Francois Bozize, i cili ishte në pushtet që prej një dekade.
Presidenti i ri Michel Djotodia u akuzua për mos ndalim të kriminalitetit në vend. Në muajin Janar qeveria e Djotodia ra dhe luftëtarët e milicisë së krishtere filluan sulmet ndaj myslimanëve në shenjë hakmarrje. Me mijëra persona janë vrarë nga fillimi i konfliktit dhe me mijëra të tjerë janë larguar nga vendi.
OKB-ja ka bërë të ditur se 1.3 milionë persona në Afrikën Qendrore kanë nevojë për ndihma.
Top Channel