Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez Disa ligjvënës amerikane i bëjnë thirrje Uashingtonit të bëjë më shumë
për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit të Ukrainës nga pushtimi i
mundshëm rus, pas aneksiomit të gadishullit të Krimesë.
Në Dhomën e përfaqesuesve, kreu i Komisionit të Forcave të Armatosura republikani Buck McKeon dhe ligjvenesi Mike Turner paraqiten nje projekt/ligj te ri, i cili dënon agresionin rus në Ukrainë dhe i bën thirrje administratës amerikane të marrë masa më bindëse.
Ligjvenesi McKeon është i mendimit se “Rusia po provokon trazira në Ukrainën Lindore dhe qellimi eshte ta pushtoje”. Majk Tërnër tha se “duhet të ofrojmë asistencë teknike, në mënyrë që Ukraina ta kuptojë se me çfarë kërcënimi po përballet, si dhe këshilla ushtarake se si mund ta pozicionojnë dhe shfrytëzojnë ushtrinë e tyre ndërkohë që po shqyrtojnë mundësitë e kundërshtimit të forcave ruse”.
Derek Chollet, ndihmës sekretar i mbrojtjes për çështjet ndërkombëtare të sigurisë i tha Komisionit të Forcave të Armatosura se në përgjigje të kerkeses nga Qeveria e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara dërguan 300 mijë pako ushqime për ushtrinë e Ukrainës. Disa ligjvënës thanë se kjo nuk është e mjaftueshme për t’u përballur me kërcënimet nga Rusia.Në një seancë dëgjimore në senat, Sekretari i Shtetit Xhon Kerri tha se Presidenti Barak Obama është duke përgatitur një seri shumë të ashpër të sanksioneve nëse Rusia nuk heq dorë nga ajo që ai e cilesoje “përfshirje të qartë dhe të padyshimtë” në destabilizimin e Ukrainës lindore.
Top Channel