Naomi Watts heq dorë nga rolet dramatike

09/04/2014 00:00

Është bërë e famshme me role serioze dhe dramatike, por aktorja Naomi Watts do i japë një tjetër drejtim karrierës së saj duke interpretuar tashmë në filma komedi.

45-vjeçarja do të shihet në tre filma komedi gjatë këtij viti: Birdman, St. Vincent dhe While We’re Young. Sipas saj, interpretimi në filma dramë e ka bërë të zbulojë anën e saj gazmore.

“Filmat ku kam interpretuar kanë qenë shumë intensivë. Kishte raste kur isha në shtëpi, por sërish mendoja për rolin. Duhet të ndryshoja dhe të qeshja më shumë”, shpjegoi aktorja australiane për revistën ‘Harper’s Bazaar’.

“Ende nuk jam e sigurtë nëse mund të shkaktoj të qeshura tek njerëzit. Cdo film komedi që kam bërë kohët e fundit ka qenë i vështirë për mua”, tha Watts.

Top Channel