Has, 1 viktimë nga aksidenti rrugor

09/04/2014 00:00

Një aksident rrugor është shënuar gjatë orëve të pasdites së të mërkurës në Has, si pasojë e të cilit një vajzë 8-vjeçare ka humbur jetën.

8-vjeçarja me inicialet E. M. nuk i ka mbijetuar përplasjes së dy automjeteve, nga ku janë regjistruar edhe 2 persona të tjerë të plagosur.

Për shkaqet e aksidentit ende nuk është bërë gjë e ditur, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.

Top Channel