Greqia është paralizuar prej mëngjesit të së mërkurës nga një grevë e re
e përgjitshme 24 orëshe, e treta brenda 30 ditëve të fundit që
organizojnë unionet e sindikatave të sektorit shtetëror ADEDY dhe atij
privat GSEE.

Në grevë ndodhen nënpunësit e bankave, zyrave të tatimtaksave, ata të pushtetit lokal, mjeket dhe infermierët, gjykatësit dhe nënpunesit e sektorit të drejtesisë, farmacistët, shërbimi urban.

Kerkesa kryesore e sindikatave te sektorit privat eshte shfuqizimi i dispozitave te ligjeve te reja te troikes per marredheniet e punesimit dhe kundershtimi i politikave fiskale te qeverise qe lidhen dhe me percaktimin e pages minimale

Ndersa unioni i sektorit shtetror ka  kërkuar kryesisht te ndalohen pushimet nga puna dhe te ruhen të mirat sociale dhe shërbimet publike.

Probleme te medha do te kete ne spitale ku do te punohet me personel sigurie si dhe ne sherbimet e transportit urban  sidomos ne oraret e trenave. Nenpunesit e ektij sektori kane paralejmeruar se do te vazhdojne protestat e tyre edhe gjate diteve te Pashkes se Madhe ne kundershtim te skemave te privatizimeve qe po kryen Qeveria greke. Mitingje proteste do te zhvillohen ne mesdite ne Athine, Selanik dhe qytetet te tjera te vendit.

Top Channel