Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit
Mbetjet mortore të gjetura në Rudnicë të Rashkës iu takojnë shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, kanë konfirmuar analizat e ADN-së.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i delegacionit serb në grupin punues për personat e pagjetur, Veljko Odaloviç për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
“Pasi i kemi nxjerrë trupat e pajetë, menjëherë ua kemi dorëzuar Komisionit ndërkombëtar për persona të pagjetur, të cilët kanë konfirmuar identitetin e tyre, se janë shqiptarë që janë zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë”, ka thënë Odaloviç.
Varreza masive në Rudnicë të Rashkës u zbulua në dhjetor të vitit të kaluar. Muajin e kaluar pala kosovare akuzoi Serbinë për sjellje destruktive në lidhje me fazat e mëtejshme të gërmimeve.
Top Channel