Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit Botuesit shqiptarë nuk kanë shfaqur interes të madh për Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup që u hap të martën. Në këtë panair, ku kanë ngritur stendat e tyre mbi 70 shtëpi botuese, numri i botuesve shqiptarë është simbolik.
“Në këtë panair marrin pjesë 5-6 shtëpi botuese shqiptare. Shtëpitë botuese nga Kosova nuk janë prezente, kështu ka qenë edhe vitet e tjera. Mendoj se është një gjë shqetësuese sepse ky panair në Shkup duhe të jetë qendër ku takohen të gjitha shtëpitë botuese shqiptare dhe frekuenca e tyre të jetë sa më e madhe”, ka deklaruar Nehat Avziu, përfaqësues i shtëpisë botuese “Albas”.
Botuesit nga Shqipëria, përveç ankesave për proçedurat doganore, kanë vërejtje edhe për trajtimin jo të mirë në panairin e Shkupit.
“Pengesa e parë është dogana, e dyta është blerësi, a ka interes botuesi ta sjellë librin këtu nëse nuk i shitet. Problemi tjetër është edhe trajtimi, stendat tona janë në periferi, kurse ato të botuesve maqedonas janë në qendër dhe me lloj-lloj zbukurimesh dhe më të privilegjuara”, është shprehur Apostol Duka nga shtëpia botuese “Labova”.
Për të shtuar prezencën e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup, përfaqësuesit e shtëpive botuese nga Shqipëria thonë se mund të ndihmojnë qeveritë e të dyja vendeve, duke bërë lehtësimin e proçedurave doganore për kalimin e librit në kufi.
Në këtë panair, që do të jetë i hapur deri më 14 prill, përveç shtëpive botuese nga vendi marrin pjesë edhe botues nga Bullgaria, Serbia, Hungaria, Italia dhe Suedia.
Top Channel