S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha
Këngëtarja Ellie Goulding tha në një intervistë për revistën ‘Cosmopolitan’ se në të shkuarën vendoste meshkujt mbi gjithçka tjetër në jetë dhe se është penduar shumë për këtë gjë.
“I vendosja në piedistal, por e kam korrigjuar këtë gabim dhe për këtë arsye tani jam beqare”, tha 27-vjeçarja britanike.
“Kam kuptuar që nuk kam nevojë për një mashkull pasi kam miq të mrekullueshëm”, shtoi Ellie për revistën.
Kohët e fundit, britanikja po bëhet e famshme në botën e muzikës më shumë për veshjet e saj provokuese sesa për aftësitë vokale.
Ajo foli hapur për mënyrën e saj të veshjes në një intervistë të para disa javëve për revistën ‘Hunger’, duke këmbëngulur se i zgjedh veshje të tilla pasi i pëlqejnë dhe jo për të bërë hapa përpara në muzikë.
“Mua nuk më shqetëson fakti që një këngëtare vishet shumë pak. E rëndësishme është që ajo të bëjë muzikë të mirë, të tjerat nuk më interesojnë”, tha Ellie, e cila shpjegoi se vishet në mënyrë provokuese sepse ndihet mirë me trupin e saj.
“Më pëlqen trupi im dhe mendoj se tani mund të vesh çfarë të dua.”
Top Channel