Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer ka deklaruar se Kosova dhe
Bashkimi Evropian janë duke zhvilluar negociata për themelimin e
gjykatës për krimet e luftës.
Sipas tij, gatishmëria e Kosovës për të themeluar këtë gjykatë do të ishte një tregues i krenarisë se vendi nuk u frikësohet hetimeve për pretendimet në lidhje me krimet e luftës.
Në një intervistë për “RTK”, ambasadori Blomeyer ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të votojë para shpërndarjes për zgjedhjet parlamentare për gjykatën dhe zgjatjen e mandatit të EULEX-it.
“BE dhe Kosova janë duke negociuar detajet për krijimin e kësaj gjykate dhe mendoj se janë shumë afër gjetjes së zgjidhjes. Është diskutuar nëse kjo gjykatë do ta njolloste ose jo reputacionin e Kosovës dhe të UÇK-së. Mendoj që pikërisht kundërshtimi i themelimit të gjykatës do ta damkoste reputacionin e UÇK-së dhe Kosovës, sepse njerëzit do të fillonin të thoshin: ‘Ata po fshehin diçka. Pse nuk duan ta kenë këtë gjykatë?’”, ka thënë Blomeyer.
Sipas tij, një Kosovë që ka vetëbesim do të pajtohej me themelimin e gjykatës, pasi kështu do të kontribuonte në justifikimin e Kosovës.
“Sa herë që ndodh një krim, ai duhet të hetohet dhe drejtësia duhet të veprojë. Prandaj besojmë që është e nevojshme të themelohet një gjykatë e re për krimet të cilat task forca është duke i hetuar dhe pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e saj”, është shprehur ambasadori.
Top Channel