Ukraina-Rusisë: Ndal pushtimin!

07/04/2014 00:00

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andri Deshchytsia paralajmëroi ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas një bisede telefonike, të mos guxohet të ndërhyhet ushtarakisht në Ukrainën Lindore. 

“I shpreha shqetësimin tonë për situatën aktuale mes dy vendeve”, bëri të ditur për CNN Andri Deshchytsia. “Gjithashtu, unë paralajmëroj që të mos përdoret ndonjë forcë ushtarake për të mbrojtur rusët në Ukrainën Lindore, pasi vendi ynë është i aftë të mbrojë qytetarët rusisht-folës. Me Lavrov ramë dakord të vëmë në zbatim të gjitha mjetet që mundësojnë uljen e tensioneve,” shtoi ministri ukrainas.  

“New York Times” raporton se tubuesit pro-Moskës në Donetsk i kanë kërkuar Vladimir Putin-it të dërgojë ushtarët e tij në rajon, si forcë paqeruajtëse, teksa pretendojnë mbajtjen e një referendumi për ndarjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë.

Zyrtarët në Kiev pretendojnë se trupat e Moskës vazhdojnë të jenë të stacionuara pranë kufirit, në një distancë që nuk kalon 30 kilometrat.

Ndërkohë gjatë orëve të vona të së hënës Forcat Speciale të Ukrainës kanë larguar demostruesit, pro-rusë, nga zyrat e shërbimeve të sigurisë në Donetsk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA