Tension në lindje të Ukrainës

07/04/2014 00:00

Aktivistet pro rusë në lindje të Ukrainës morën nën kontroll ndërtesat e sigurise në qytetet; Karkiv, Donjeck dhe Luhansk.

Në Luhansk, protestuesit rrembyen armë dhe policia kunderveproi, duke bllokuar te gjithe rruget drejt qytetit. Kryeministri I ukraines, Arsenji Jacenjuk – te henen, gjate mbledhjes se qeverise – tha se “cfare po ndodh ne keta qytete eshte pjese e nje plani per te destabilizuar vendin dhe per te sjelle aty trupat ruse, qe ndodhen 30 km larg kufirit. Por ne nuk do ta lejojme te ndodhe”.

Ministri i Brendshem Arsen Avakov tha se “ndertesa e administrates locale ne Karkiv eshte pastruar nga separatistet”. Por cfare perben shqetesim per autoritetet e Ukraines është situata në Luhansk. “Persona te panjohur hyne ne ndertesen e sigurise, dhe rrembyen arme- lexohet ne njoftimin e policise. Te pakten nente persona u plagosen”.

Tensionet po shtohen në lindje te Ukraines, javet e fundit. Te dielen protestuesit ne Karkiv, Donjeck dhe Luhansk mesyne ndertesat e administrates dhe kerkuan zhvillimin e nje referendumi per t’iu bashkuar Rusise.Pas ketyre zhvillimeve te fundit, presidenti i perkohshem i vendit, Oleksander Turcinov anulloi viziten ne Lituani dhe pritet te drejtoje nje takim urgjent per sigurine ne vend.
Moska e quan te paligjshem lidershipin e Kievit dhe aneksoi rajonin e Krimese, pas referendumit, rezultati i te cilit tregoi se shumica e popullsise kerkoi t’i bashkohej Rusise. Ishte pikerisht ky zhvillim qe krijoi perballjen e forte mes Rusise dhe Perendimit, prej Luftes se Ftohte.

Top Channel