U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Prokurorë, kini kujdes me alkoolin! Kujdes me dhuratat, madje edhe nëse një e tillë vjen nga kolegu juaj.
Kodi i ri i Etikes për Prokurorin përfshin edhe ndalesa të tilla, ku kërkohet që prokurorët të mos përdorin substanca që ndikojnë ne gjendjen e tij e qe nuk jane rekomanduar nga mjeku, te mos perdorin per qellime personale sendet e sekuestruara, siç edhe ka ndodhur gjate operacioneve te policise, ku prokuroret perdorin automjetet e bllokuara autoreve te krimeve. Ne te kundert ne Kodin e ri te Etikes ai do t’i nenshtyrohet nje hetimit nga inspektori i etikes.
“Ndër risitë më të rëndësishme në projektin e ri, mund të përmendim normimin e sjelljes së prokurorit jashtë orarit zyrtar. Prokurori, pavarësisht rrethanave dhe kushteve duhet të jetë i aftë të reflektojë dinjitet moral dhe profesional. Prokuroria është përballur gjatë dy dekadave të fundit me mungesën e besimit nga ana e opinionit publik, kjo edhe për faktin se prokurorë të ndryshëm nuk kanë respektuar pikërisht parimet bazë të etikës. Për monitorimin e etikës së prokurorëve, Kodi i Ri ka parashikuar një strukturë të posaçme, inspektorin e Etikës. Kjo njësi do të komunikojë drejtpërdrejt me Prokurorin e Përgjithshëm dhe do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të përmirësuar performancën e prokurorëve”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.
Ne Kodin e Etikes, prokurorit i ndalohet te mbaje dosjet nen hetim ne shtepi apo ne mjedise jashte ambienteve zyrtare, nuk duhet te lejoje qe emri dhe reputacioni i tij te perdoren nga te tjeret dhe çfare eshte me e rendesishme, ai nuk duhet te marre vendime bazuar ne preferencat politike. Shkelja e ketij kodi etike shoqerohet me masa disiplinore, deri ne ndjekje penale.
Top Channel