Disa ditë pasi i burgosuri shqiptar Ilia Kareli sulmoi dhe vrau
me një thikë artizanale një roje në burgun e Malandrinos, regjistrohet
një tjetër incident i dhunshëm, këtë herë në burgun e Trikalas.

Një i dënuar për vrasje, që dyshohet të jetë nga Gjeorgjia, ka sulmuar edhe ai një gardian me thikë, në momentin që ky i fundit po kryente kontroll në qelinë e tij.

I burgosuri, pasi e ka befasuar rojen, i ka vendosur thikën në grykë dhe i ka kërkuar që të ndalojë kontrollin, por roja nuk ka pranuar dhe ka filluar një përleshje midis të dyve, me të burgosurin që perpiqej ta qëllonte me thikë.

Për fat të mirë kanë ndërhyrë të burgosurit e tjerë të qelisë dhe një roje tjetër, që i kanë hequr thikën nga dora të dënuarit dhe kanë mundur të qetësojnë situatën.

Top Channel