Fushë Krujë, pranga tregtarit të tritolit

07/04/2014 00:00

Një arsenal lëndësh eksplozive gati për t’u tregtuar është sekuestruar nga shërbimet e policisë në qendër të qytetit të Fushë Krujës, ndërsa është arrestuar poseduesi i saj.

Marjan Gjergji, 45 vjeç nga Rubiku, deklarohet nga policia se është person me preçedentë të mëparshëm penalë dhe anëtar i një rrjeti të trafikut të lëndëve eksplozive, rrjet që prej një muaji është nën hetim nga policia.

Në momentin e arrestimit, Gjergjit iu sekuestruan 15 kallëpe tritol, 7 kallëpe dinamit, si dhe një numër i konsiderueshëm kapsollash detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës. Ai po tentonte të shiste eksplozivin, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë duke e kapur në flagrancë.

Burimet policore thanë se po punojnë për të zbardhur identitetin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të eksplozivëve, si dhe të klientëve të tyre.

Top Channel