Bie nga dritarja, lëndohet 13-vjeçarja

07/04/2014 00:00

Një vajzë 13-vjeçare ka mbetur e lënduar pasditen e së hënës në qytetin e Korçës, pasi ka rënë nga dritarja e dhomës së saj.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, vajza ishte mbyllur në dhomën e saj nga e ëma, për të bërë detyrat e shtëpisë.

Por, teksa ka tentuar të dalë nga dritarja duke përdorur perden, në katin e dytë, 13-vjeçarja ka rënë duke marrë lëndime të rënda.

Me të marrë vesh lajmin, prindërit e kanë dërguar menjëherë atë në spitalin e Korçës, ku adoleshentja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel