Anijet kapin sinjalet e kutise regjistruese

07/04/2014 00:00

Anija australiane, në kërkim të avionit “Malaysia Airlines” zbuloi
sinjale që përkojnë me ato të regjistruesve te kutisë së zezë.

Anija “Mburoja e Oqeanit” perceptoi dy here sinjalin. Marshalli Angus Hjuston që po drejton kerkimet, tha se “keto jane te dhënat më premtuese deri tani, por-siç pohoi ai- duhet më shumë informacion dhe konfirmim i metejshem”.

Anija i kapi sinjalet duke perdorur gjeneratorin e sinjaleve, i vendosur ne anijen “mburoja e Oqeanit”. Sinjali i pare zgjati 2 ore e 20 minuta dhe me pas humbi. Anija beri nje rrotullim dhe ne kthim e zbuloi serish sinjalin qe zgjati 13 minuta.  Hjuston tha se “ne kete rast dy sinjalet u degjuan me force”.

“Ne menyre domethenese shpjegoi marshalli Hjuston- ka lidhje me regjistruesit e te dhenave dhe te zerin në kabinë”. “Jam shume me optimist sec isha me pare- nenvizoi ai”. Megjithese anija ndodhet në të njëjtën zonë, nuk ka mundur të marrë sinjale të tjera. Ajo qe duhet te percaktohet eshte “nga vjen sinjali”.

Fill pas kesaj, duhet te zhytet pajisja nenujore Bluefin 21, per te gjetur pjeset e mbetura te avionit. Sinjali erdhi nga nje thellesi prej 4500 metrash. Ai paralajmeroi se hapat e ardhshem do te kerkojne shume kohe. Ne fakt operacioni i kerkimit eshte shnderruar ne nje “beteje kunder kohes” sepse baterite e regjistruesve pritet te perfundojne, cka do te thote se “nuk leshohet me asnje sinjal”.

Te shtunen, anija kineze Haiksun 01 zbuloi nje sinjal, per te cilin po hetohet ende. Avioni me 239 pasagjere po fluturonte nga Kuala Lumpur ne Pekin me tete mars kur u zhduk nga radaret. Zyrtaret malajziane besojne se Boingu 777 ka rene ne Oqeanin Indian. Cka mbetet mister eshte humbja e kontaktit me kullat e kontrollit dhe ndryshimi i shtegun te fluturimit.

Top Channel